Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, foli për grantin që Bashkimi Evropian ka ofruar për Shqipërinë në lidhje me Planin Vendor për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane.

Veliaj e konsideroi projektin në fjalë, si një vullnet të mirë të BE-së, i cili duhet shfrytëzuar pa u ankuar.

Ai sqaroi se në fakt, pas këtij granti nuk qëndron asnjë agjendë e fshehtë e BE-së, veçse avancimi i kauzës në fjalë.

“Ky është një grant që jepet për tre bashki, një vullnet i mirë i BE që për Shqipërinë e Tiranën…. jemi më pak se Londra e Parisi. Kështu që, nuk ka një agjendë të fshehtë të BE-së përveçse të avancojë këtë kauzë që Tiranës i bëri mirë dhe e bëri më përfaqësuese.

Kjo është një gjë e mirë, hajde të sigurohemi që përpara se të kërkojmë që Europa të na përfaqësojë ne hajde të përqafojmë njëherë të ndryshmit tanë.

Se në qoftë se ankohemi se Europa s’na do se jemi me fe dhe gjuhë të ndryshme, të tregojmë ne të parët që sillemi si europianë, për të përqafuar komunitetet tona, ata që kanë prejardhje të ndryshme, por janë shqiptarë”, tha Veliaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re