Sipas një studimi nga analistët e të dhënave Mintel, 61 për qind e grave të vetme janë më  të lumtura të jenë beqare , kundrejt 49 për qind të meshkujve të vetëm.
Anketa gjithashtu zbuloi se 75 për qind e grave të vetme nuk kanë kërkuar  në mënyrë aktive një marrëdhënie në vitin e fundit, krahasuar me 65 për qind të meshkujve të vetëm.
Dhe arsyeja e propozuar për këtë është se, për gratë duke qenë në një marrëdhënie është në të vërtetë një punë shumë e vështirë dhe në përgjithësi kërkon më shumë përpjekje dhe punë sesa për burrat.
“Ka dëshmi se gratë shpenzojnë më shumë në detyra shtëpiake sesa meshkujt dhe mendojnë se ato gjithashtu bëjnë punë më emocionale”ka thënë Profesor Emily Grundy nga Universiteti i Essex,.
Duke shpenzuar më shumë kohë dhe para për të ruajtur pamjen tuaj, duke bërë më shumë punë dhe duke bërë më shumë përpjekje në zgjidhjen e problemeve apo argumenteve, në një marrëdhënie  zakonisht përfshin më shumë përpjekje për një grua sesa për një burrë.
Për më tepër, gratë janë thjesht më të lumtura të jenë të vetëm se sa burrat. Ato janë më mirë  në shoqërimin nga vetja dhe ka më shumë gjasa që të kenë miq të ngushtë që ndiejnë se mund t’i drejtohen kur ato kanë  nevojë.
Sipas  një gjetje të përbashkët nga shumë studime gratë që nuk kanë një partner kanë më shumë aktivitete shoqërore dhe më shumë miq në krahasim me gratë me partnerë, ndërsa me burrat është e kundërta – burrat pa partnere kanë tendencë që të kenë më pak miq.
Shumë gra të vetme nuk janë në marrëdhënie, sepse ato janë në të vërtetë të lumtura që janë  beqare, duke bërë atë që duan me kohën e tyre dhe në të vërtetë nuk u duhet dikush tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re