Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti sot një konferencë me gazetarët në selinë blu.

Berisha foli edhe për takimet e Ramës për fushatë elektorale me gratë dhe vajzat.

Duke analizuar gjuhën e kryeministrit, Berisha thotë se gratë dhe vajzat do hakmerren ndaj Ramës.

Berisha: Nëse ka sot shqiptar që do i hakmerren më shumë Edi Ramës, janë gratë dhe vajzat shqiptare për atë që i ka shkaktuar me politikat e tij. Përpiqet me elementët të përroi frojdian, absolitusht jo.

Kam bindjen e plotë në fibrën morale të nënave dhe grave do i japin përgjigje. Shifeni në takim si ulin kokat, se është një njeri sfaçiato. Thotë gjëra që nuk i thotë dot kush.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko