Mjeku Helidon Nina në një intervistë për Fax News tha se gratë dhe vajzat duhet të kryejnë konsulta të shpeshta mjekësore pas moshës 22 dhe më shumë pasi mund të shërbejnë për të parandaluar kancerin e gjirit apo dhe për ta kuruar në kohë.

Nina theksoi se edhe pse ka raste të avancuara nga viti në vit gratë dhe vajzat janë më të informuara dhe më të ndërgjegjshme pasi po kryhen më shumë mamografi se c ndodhte vite më parë.

“Jo vetëm për këtë muaj por edhe tërë vitin gratë dhe vajzat duhet të kontrollohen. Pas një moshe të caktuar duhet të kenë kontakt me mjekun, vizita në konsiston jo vetëm kur ka probleme pasi pas moshës 24 duhen konsulta paraprake.

Vizitë klinike është hapi parë, elementarja eko gjiri për moshat e reja, për 33 ose më shumë një mamografi dhe mbi 50 vjec kjo grafi duhet më e shpeshtë.

Mosha më e prekur është 50, 60 por ka raste dhe te individët me te rinj, nuk duhet panik por ka një rritje të rasteve për këto grupmosha.
Kanceri i gjirit është një luftë me shumë aktorë, pas diagnostikimit, gjithë mjekët, kimioterapisti, imazheristi, gjenetisti, punonjësi social apo psikologu veprojnë me në qendër pacientin.

Kemi rritje të ndërgjegjësimit për kryerjen e mamografisë, aktualisht ka rritje cilësore në njohjen dhe informimin e vlerës që ka mamografia.

Nuk është se nuk ka raste të avancuara por janë më pak nga viti në vit”– u shpreh Nina.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re