Skip to content

“Gratë e Kamzës do i marrin burrat të votojnë jo symbyllur”- Rama lëshon gojën në Kamëz: Të bësh të kundërtën është si të zbresësh nga kali dhe t’ia hipësh një mushke





Kryeministri Edi Rama përdori sërish një gjuhë të papërshtatshme duke iu drejtuar qytetarëve në Kamëz në takimin përmbyllës të fushatës elektorale.

Rama u shpreh se ka besim se gratë e Kamzës do i marrin burrat të votojnë jo me sy mbyllur dhe për partinë por për vazhdimësinë e projekteve.

Ai tha se të bësh të kundërtën është si të ndalosh nga kali që është duke fluturuar dhe t’ia hipësh një mushke.

“Kam besim se nënat dhe gratë e Kamzës pavarësisht se çfarë bindjesh kanë dhe kë kanë votuar përpara do të shkojnë në kutinë e votimit me vlerësimin për faktin se fëmijët e tyre shkojnë në shkolla të gjeneratës së re që janë shkolla njësoj si  ë qytetet europiane.

Madje janë si shkollat e mira të qyteteve europiane. Kam shumë besim se gratë e Kamzës do i marrin dhe burrat me vete që të votojnë jo symbyllur, jo për partinë por për sigurinë e vazhdimësisë së një projekti që ka vetëm një garant, që është Rakip Suli. Të bësh të kundërtën është njësoj sit ë jesh duke fluturuar mbi një kalë, të ndalosh dhe pastaj t’ia hipësh një mushke.

Është shumë e rëndësishme që të kuptohet që projekti i Rakipit dhe filozofia jonë nuk është as blu, as mavi por kuq e zi. Nëse sot demokratët nuk kanë një parti të cilës mund t’i besojnë por i afrohet një destiancion kthimi mbrapa nuk është e nevojshme të votojnë PS. Mjafton të votojnë Rakip Sulin”, tha Rama.

“”