Që prej datës 9 mars, ku u shfaqën dy rastet e para me koronavirus e për çdo ditë tjerë, që nuk dihet përsa kohë do të vazhdojë informacioni zyrtar është përcjellë nga disa zonja. Të ndryshme për çdo ditë, ato me saktësinë e tij, ftohtësinë, artikulacionin, por edhe profesionalizmin në të njëjtën orë të çdo dite përcollën për shqiptarët të dhënat e virusit “flamë|” që bëri kërdinë në të gjithë botën e mori mijëra jetë njerëzish.

Shumë të tjerë u infektuan në të gjithë globin, ndërsa në Shqipëri fatmirësisht numrat ishin më të paktë, ndoshta sepse masat u morën në kohën e duhur dhe të rrepta thuajse krejt ndryshe nga vendet fqinjë.

Nëpër ngarkesën tejet negative që mbarte lajmi i çdo minuti, sidomos në ato përballjet e para me virusin “flamë”, që rrezikoi të na përpinte mendjen para trupit, i vetmi zë që qetësonte ishte ai i grave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit të Shëndetit Publik.

Ato shfaqeshin çdo ditë në ekran, të përpikta në të njejtin orar, për të na dhënë në fakt “gjëmën”. Por qetësia e tyre olimpike, profesionalizmi dhe përgjegjësia e jashtëzakonshme zbutën tensionin. Në zërin e tyre nuk kishte alarm, por përkundrazi këshilla të detyrueshme për të gjithë.  Ato ishin gratë që i bindën të gjithë dhe na japing ende të dhëna deri në detaje për të prekur nga covid 19 dhe për tampine të kryer.

Mira Rakacolli, Albana Fico, Eugena Tomini, Silva Bino janë ekipi i grave që e luftuan Covid 19 me një mënyrë krejt tjetër, jo si ata të vijës së parë në Infektiv, por duke informuar shqiptarët në detaje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re