Pas ndjesës së ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borschardt, kanë reaguar gratë e Unazës së Re që protestojnë prej rreth një viti, duke thënë se nuk e falin ambasadorin për gjestin me gishtin e mesit dje dhe kërkuan shpalljen e tij ‘non grata’.

“Ambasadori i OSBE është person publik, përfaqësues i OSBE. Kur e bën ambasadori i OSBE çfarë mund të bëjë një person tjetër. Nuk e falim, do bëjmë peticion që të shpallet ‘non grata’. Gratë të reagojnë se janë diskriminuar. Edhe Presidentit i bëj thirrje publikisht në emër të grave të Unazës së Re që Borschardt të shpallet non grata. Nuk vlen falja e tij, sepse sjellja është në vazhdimësi.

Ne nuk e shamë, thamë Rama ik. Nuk kemi nevojë për ndjesën e tij, ai të zhduket nga Shqipëria”, u shprehën gratë.

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borschardt iu ngriti gishtin e mesit protestuesve që ndodheshin dje tek Drejtoria e Policisë, pas thirrjeve të tyre “Rama ik” dhe “Shame on you” por sot ai kërkoi ndjesë me një mesazh në “Twitter”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re