Ndonjëherë ndodh që krejt papritur ndeshemi me një thënie të bukur dhe dita jonë merr kthesë tjetër. Ajo ka fuqinë që edhe në momentin më të papritur të na bëjë të qeshim me të madhe.
Pastaj duam që ta mbajmë mend sa më gjatë që t’ua themi edhe atyre që i duam, që t’ua dhurojmë edhe atyre ato të qeshura.
Kënaquni me këto thënie, qeshni me to, bëjini dhe të tjerët të qeshin me to dhe në përfundim të leximit na thuaj cila të pëlqeu më shumë.
Gratë kujtojnë vetëm burrat që i kanë bërë të qeshin; burrat vetëTm gratë që i kanë bërë të qajnë.





Egoisti: Një njeri që interesohet më shumë për veten e tij sesa për mua.
E pyeta pse u bë prift dhe mu përgjigje se, meqë duhet të punonte për dikë, një pronar që do të mungonte tërë kohën ishte zgjedhja më e mirë.
Jam keqkuptues i mbrapshtë. Dyshoj se njerëzit bëjnë komplot për të më bërë të lumtur.
Më pëlqen puna, më frymëzon. Mund të ulem me orë të tëra dhe ta vështroj.
Martesa: një ceremoni ku gruaja vë një unazë në dorën e saj dhe burri në hundën e tij.
Demokracia është procedura me të cilën njerëzit zgjedhin të lirë atë mbi të cilin do të hedhin fajin.
Ndërmjet gjërave të mëdha që nuk mund të bëjmë dhe të voglave që nuk do të bëjmë, ekziston rreziku të mos bëjmë asgjë.
Ai që përdor urdhrin për t’i thënë gruas të pushojë së foluri, është budalla. Një i mençur i thotë asaj thjesht se ajo duket shumë e bukur, kur i mban buzët e mbyllura.






Ka shumë rrugë të ecësh përpara, por vetëm një për të qëndruar vendnumëro.
Mos lër atë që nuk mund të bësh të përzihet me atë që mund të bësh.
Duhen dy veta për t’u thënë e vërteta. Njëri të flasë dhe tjetri të dëgjojë.
E vetmja ankesë e imja është se nuk jam dikush tjetër.
Sekreti i suksesit tim me gratë? I trajtoj kamerieret si dukesha dhe dukeshat si kameriere.
Do të dëshiroja të isha grua për të dashuruar një burrë si unë.
Nuk kam folur me vjehrrën time tetëmbëdhjetë muajt e fundit. Nuk i pëlqen ta ndërpresin.
Qetësia është e vetmja gjë e artë që gratë nuk duan…
Kuleta e të sëmurit e zgjat mjekimin.
Keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen “Grua e pak fjalëve?”
Kur dy zemra takohen do të thotë se ka rrëmujë në sallën e operacionit.
/shkollaesuksesit.com
