Gratë sipërmarrëse të Tiranës zgjodhën ta festojnë ndryshe kete 8 mars, duke mbjelle pemë si një mënyrë për të përçuar mesazhin se shtimi i gjelbërimit siguron një mjedis të qëndrueshëm për fëmijët.  Erion Veliaj shprehu mirënjohjen për gratë dhe vajzat  që iu bashkuan nismës.

“8 Marsi është një kujtesë se beteja nuk ka mbaruar, mund të jenë fituar disa beteja të vogla, por beteja e madhe, ajo për emancipimin, vazhdon përditë. Sot e vlerësoj jashtë mase faktin që na u bashkuat me mbjelljen e pemëve, si një mënyrë për të lënë një shenjë në qytet, dhe e vlerësoj faktin që janë të gjitha vajza dhe gra sipërmarrëse në një vend të vështirë për sipërmarrjen, sidomos kur je grua dhe kur nuk ke mbështetjen e muskujve dhe të atij të fortit nga pas”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se nëse çdokush kontribuon me mënyrën e tij, qyteti do të bëhet më i mirë.

“Ne më shumë sesa të apelojmë për emancipimin e grave dhe vajzave, duhet të apelojmë për emancipimin e burrave dhe çunave. Ky është një moment për të reflektuar se çfarë burrash dhe djemsh rriten në këtë shoqëri. Ne nuk duhet ta kultivojmë dhunën, as ta inkurajojmë atë, por ky edukim duhet të fillojë që në moshë të vogël. Ndaj këtë detyrë e kemi të përbashkët, duke nisur nga institucionet që drejtojmë, si shkollat, kopshtet, çerdhet, ku një pjesë e madhe e fokusit është jo vetëm për të ushqyer stomakun, por për të ushqyer zemrën dhe mendtë, mentalitetin e ri që duam të promovojmë në qytet”, shtoi Veliaj.

Edhe politikanët kanë shpërnadrë mesazhe urimi me rastin e  8 marsit, Ditës së Gruas./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re