Gratë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul zhvilluan aktivitet në mbështetje të talebanëve.

Në programin e mbështetjes për talebanët që u zhvillua në sallën e konferencave të Universitetit të Edukimit në Kabul në zonën Afshar të Kabulit, përfaqësueset e studentëve femra mbajtën fjalime në persisht, arabisht dhe anglisht.

Përfaqësueset në fjalimet e tyre thanë se në kuadër të rregullave islame do të mbrohen të drejtat e grave për arsimin dhe punën.

Në fjalime u shpjeguan histori nga periudha e pejgamberit të Islamit, Hz. Muhamed dhe u fol për rëndësinë e mbulesës dhe jetesës islame.

Gjatë programit dhjetëra gra hodhën slogane pro talebanëve dhe Afganistanit.

Gratë pas programit zhvilluan nën masa intensive të sigurisë marshim në bulevardin kryesor përpara universitetit.

Me pankarta në duar, gratë protestuese hodhën sloganet “Gratë e larguara nga Afganistani nuk na përfaqësojnë neve” dhe “Mbështesim rregullin taleban”.

Në anën tjetër, OKB-ja dje u bëri thirrje talebanëve që kanë marrë nën kontroll Afganistanin që të ndalojnë menjëherë “përdorimin e forcës dhe arrestimet arbitrare” kundër gazetarëve dhe pjesëmarrësve në protestat paqësore në mbarë vendin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko