Skip to content

Grekët informohen për Kaçifan, duan kryerjen e ceremonisë mortore

Oficerë të policisë greke janë informuar në Tiranë ditën e premte prej homologëve të tyre shqiptarë mbi informacione  të rëndësishme të operacionit që çoi në vdekjen e Kostandinos Kaçifas.
 
Sipas raportimit të  agjencisë greke të lajmeve AMNA, e cila I referohet  burimeve diplomatike të vendit fqinj,  pala greke është në pritje të raportit nga prokuroria e krimeve të rënda, që do të duhet të përmbajë edhe provat përkatëse.
 
Duke iu referua sërish burimeve diplomatike, agjencia thekson se “Greqia e konsideron të domosdoshme përmbushjen e menjëhershme të kërkesës së familjes për marrjen e trupit dhe kryerjen e varrimit, “kërkesë që në asnjë rast nuk ndikon të drejtat proceduriale, siç ato parashikohen nga legjislacioni shqiptar”. 
 
Ditën e premte në prokurorinë e krimeve të rënda ka dëshmuar babai  viktimës , ndërkohë në ditët në vijim prokuroria do të thëërasë dhe familjuarë të tjerë për t’u marrw nw pyetje në lidhjen me çështjen.