Protestues të shumta janë mbledhur mbrëmjen e kësaj të marten nësheshin “Sindagma” të Athinës kundër vrasjes të 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifas, nga forcat RENEA.

 

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Bularat, në Gjirokastër ku sipas protestuesve, viktima u ekzekutua, ndonëse policia shqiptare kishte mundësinë ta plagoste më parë.

 

Protestuesit ndezën qirinj në kujtim të viktimës. Ata hodhën parulla kundër Shqipërisë dhe pro minoritetit.

 

Gjithashtu në këtë tubim ato kanë kërkuar prej qeverisë “t’i mbrojë prej agresionit të ekstremistëve shqiptarë kundër minoriteti etnik grek që jeton në vendin tonë”.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re