Përfaqësuesi Special për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, është përplasur me ish-asistentin e Barack Obamës, Ned Price, pasi ky i fundit në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’ ka thënë se Grenell ka dështuar në mënyrë spektakolare në çështjen e dialogut mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Price, gjithashtu, ia ka përmendur Grenellit fushatën globale për komunitetin LGBTQ, duke thënë se në partinë që i takon nuk e lejojnë ta diskutojë një gjë të tillë, shkruan Gazeta Express.

Ndaj këtij qëndrimi ka reaguar vetë emisari i Trump, duke thënë se administrata e Obamës ka injoruar Serbinë dhe Kosovën për tetë vjet me radhë dhe se tashmë këto dy shtete do të negociojnë në Shtëpi të Bardhë gjatë javës së ardhshme.

“Negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë do të mbahen javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë.

Ekipi juaj ka injoruar njerëzit në Serbi dhe Kosovë për tetë vjet”, ka shkruar Grenell. Ndërsa sa i përket komenteve rreth fushatës për LGBTQ, Grenell ka thënë se Joe Biden i ka cilësuar “komunitetin homos*ksual si rrezik për sigurinë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re