I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur “të mahnitshme” mbrëmjen që e ka kaluar në Beograd, ku ka darkuar me krerët e këtij shteti.
Në një video që ka shpërndarë Grenell në Twitter shihet një atmosferë e ngrohtë e me buzëqeshje të shumta në darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe anëtarët e delegacionit serb dhe amerikan.
“Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell. Kujtojmë se Grenell së bashku me delegacionin e SHBA-së ka vizituar të hënën Kosovën.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1308626540524171264?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1308626540524171264%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgrenell-shperndan-video-duke-ngrene-e-kenduar-me-serbet-nate-e-mahnitshme-ne-beograd%2F
