I dërguari i posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë paraditen e kësaj të enjteje është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Grenell pas takimit me Kurtin është shprehur se çështja e formimit të Qeverisë nuk është ajo për të cilën do të flas.

“Çështja e formimit të Qeverisë nuk është ajo për të cilën do të flas. I thashë zotit Kurtit se vendet si Britania e Madhe dhe Gjermania kanë luftë të madhe në formimin e koalicioneve për qeverisje.

Ne vetëm po shikojmë se çfarë po ndodhë. Ju inkurajojmë të respektoni rregullat ashtu siç bëjnë të gjithë, edhe vendet e tjera përballen me probleme në koalicione”, tha Grenell.

Grenell u shpreh se ekonomia është fokusi i tij duke marrë shembull suksesin e administratës Trump.

Sipas tij, duhet të krijohen vende të reja të punës dhe se apeli i tij është që të punojnë drejt zhvillimit ekonomik.

Ai ritheksoi faktin se taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të hiqet, ndërsa Serbia nga ana e saj duhet të ndalojë fushatën e saj kundër Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re