Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi me protagonistë familjet shqiptare.

Një 45 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka goditur me thikë disa herë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda. Mediat greke kanë publikuar foton e 45 vjeçares dhe burrit të saj.

Çifti jeton prej kohësh në Korinth. Sipas mediave lokale, pas trajtimit paraprak në spitalin lokal, gruaja është dërguar në Athinë për mjekim më të specializuar.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas grindjeve të forta midis çiftit. Mediat lokale shkruan se shqiptari e kishte dhunuar edhe më parë bashkëshorten e tij 45 vjeçare.

45-vjeçarja nuk i ka shpëtuar ende rrezikut për jetën dhe 24 orët e ardhshme janë tejet të rëndësishme për jetën e saj.

Policia është në kërkim të burrit që kreu aktin.

Pak ditë më parë, një shqiptar vrau me shufër hekuri vajzën e tij 28 vjeçare, duke e varrosur pas shtëpisë ku banonte. Shkak ishte lidhja e vajzës me një djalë afgan, i cili jetonte prej vitesh në rajonin e Korfuzit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re