Vendimi i gjykatës greke për ta shpallur Agimin e Artë si organizatë kriminale cilësohet si fundi i historisë së nazizmit në Greqi.

Gjyqi u zhvillua nën masa të rrepta të sigurisë duke përfshirë vendosjen e distancave të sigurta për të shmangur përhapjen e COVID-19.

Gazetarët u futën në një sallë të veçantë, ndërsa avokatët, të pandehurit dhe familjarët e repistit antifashist të vrarë, Pavllo Fisas, ishin në sallën e gjyqit.

Midis të dënuarve bën pjesë kryetari i kësaj partie, Nikolla Mihaloliakos dhe disa anëtare të rëndësishëm.

Kryetari Mihaloliakos dhe 17 ish-deputetë – mes të cilëve spikasin emra me peshë si Ilia Kasidiaris, Jani Lagos, Jorgo Germenis, Ilia Panagiotaros, Panajoti Iliopoulos ve Nikolla Papas – u dënuan me të paktën 10 vite burg për akuzat e drejtimit ose pjesëmarrjes në organizatë kriminale.

Në gjyqin e zhvilluar ditën e mërkurë, të pranishëm në seancë ishin vetëm 11 nga 68 personat e akuzuar.

Fundi i organizatës famëkeqe, e cila arriti të kthehej në forcë politike dhe madje të sigurojë gjithashtu 17 deputetë në Parlamentin grek në vitin 2012, nisi me ekzekutimin e Pavllo Fisas nga Jorgo Rupakias në prill të 2015, ku me urdhër të prokurorisë u arrestuan të gjithë krerët e organizatës dhe u bë i mundur dërgimi i saj përpara drejtësisë.

Ky çast është cilësuar si historik për demokracinë nga politika dhe shoqëria vendase.

Pas dhënies së këtij vendimi me mijëra njerëz vërshuan në rrugët e kryeqytetit dhe jo vetëm. Shumica e tyre e duartrokitën këtë vendim. “Nuk janë të pafajshëm”, “Njerëzit i duan nazistët në burg” dhe “Vdekje fashizmit”, mund të lexohej në disa pankarta që ata mbanin në duar.

Megjithatë – edhe me të paktë në numër – s’munguan as mbështetësit e Agimit të Artë, të cilët rrëzuan dhe dogjën disa kosha plehrash.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re