Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin herët të së shtunës në fshatin Skepastos.

Një 40-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi ra nga një motor që po e drejtonte vetë.

Shqiptari që banonte në Kalavrita u gjet mëngjesin e sotëm në një tarracë, pranë rrugës, i pajetë dhe me plagë të rënda.

Trupi, u transportua në Spitalin e Kalavrita me ambulancën e EKAB dhe policia e AT Kalavrita mori përsipër të informonte të afërmit e tij.

Për shkaqet e aksidentit, po kryhet një hetim paraprak nga AT. Kalavrita.

Shqiptari mësohet se ishte baba i një fëmije.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re