Deklarata e shefit të diplomacisë greke erdhi gjatë një konference të përbashkët shtypi në Athinë me ministrin e Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad al-Maliki, i cili realizoi një vizitë pune në shtetin helen.

Duke u ndalur mbi bisedimet konsultative ndërmjet Turqisë dhe Greqisë, raundi 62. i të cilave u realizua në Athinë, Dendias njoftoi se negociatat politike ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Helene do të zhvillohen të mërkurën gjithashtu në kryeqytetin grek.

“Unë dua të takohem me homologun dhe mikun tim turk, Mevlut Çavusoglu, por natyrisht që një takim i tillë duhet të zhvillohet në një atmosferë të përshtatshme. Duhet të bëhet në një atmosferë adekuate për të pasur kuptim”, u shpreh ministri Dendias mes të tjerash.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re