Të premten e 7 shkurtit kanë vijuar tërmetet që prej ditësh po tronditin Greqinë. Vetëm pak minuta pas një tërmeti të fuqishëm me epiqendër pranë Santorinit, një tërmet i të njëjtës magnitudë goditi Italinë.

Aktiviteti sizmik duket se është rritur në të gjithë rajonin, me mijëra lëkundje sizmike të regjistruara në ishullin e Santorinit në Greqi për gati shtatë ditë.

Vetëm pak minuta pas tërmetit me magnitudë 4.8 ballë në Santorini, i cili u regjistrua pak çaste më parë, një tjetër tërmet me magnitudë 4.8 ka ndodhur në Siçili të Italisë.

Dy tërmetet ishin vetëm dy minuta larg njëri-tjetrit dhe mund të mos kenë lidhje, por rajoni i Ballkanit, Italia dhe madje edhe Turqia janë ndër zonat më të rrezikuara nga tërmetet.

Në ishullin e Santorinit në Greqi, shkencëtarët po raportojnë për rritje të aktivitetit nga vullkani nënujor Colombo, megjithëse sizmologët nuk besojnë se ky është shkaku i tërmeteve, prej të cilëve deri më tani ka pasur më shumë se 6000. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko