Familja e një 31 vjeçari shqiptar, i cili ndërroi jetë në spitalin Pagni (Heraklion), ka vendosur të japë dhuratën e jetës për 4 persona. Organet e të ndjerit u dhuruan sot (5 maj) për katër njerëz të tjerë”

Kështu shkruan media greke mbi vendimin human që mori familja e një 31 vjeçari shqiptar, që ndërroi jetë tragjikisht. Pavarësisht punës së mjekëve për të mbajtur në jetë 31 vjeçarin, ky i fundit kishte pësuar dëmtime serioze në kokë.

31 vjeçari u lëndua më 27 prill (e mërkurë), pas një përplasje me një 17 vjeçar grek. Ky i fundit e goditi e më tutje hodhi në tokë 31 vjeçarin. I ndjeri mori lëndime serioze në pjesën e kokës dhe që prej asaj dite u shtrua në repartin e kujdesit intensiv ku dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve. Minoreni grek ndërkohë u arrestua po më 27 prill.

“Pavarësisht dhimbjes për humbjen e tyre tragjike, vendimi për të dhuruar organet e djalit ishte i menjëhershëm, duke u dhënë mundësinë e jetës 4 personave të tjerë”-përmbyll lajmin një prej mediave greke.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re