Një tjetër shkencëtare e huaj gjendet e vdekur në më pak se një muaj në Greqi. Trupi i Natalie Christopher , e cila kërkohej prej dy ditësh në Greqi, u gjet në ishullin Ikaria në detin Egje.

“Shkaqet e vdekjes së astrofizikantes, nuk dihen ende, raportojnë autoritet policore.” Trupi i 35-vjeçares britanike u gjet në një grykë të thellë 20 metra në Shën Kirikos, rreth një kilometër e gjysmë nga hoteli ku ajo po qëndronte me partnerin e saj .

 

Pak para orës 17:00, një zjarrfikës arriti te gjente kufomën. Kerkimet nga autoritetet u intensifikuan edhe me pjesëmarrjen e shumë vullnetarëve, si dhe punonjës policie nga Athina me pajisje speciale për të lokalizuar celularin e saj.

 

Nuk dihet ende nëse shtetësja britanike ka gjetur vdekjen pasi ka rrëshkitur duke për vrap apo diçka tjetër fshihej pas ngjarjes.

 

Ky është rasti i dytë që një shkencëtare e huaj humb jetën në greqi. Një muaj më parë trupi i nje biologeje amerikane u gjet brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës.Suzanne Eaton gjeti vdekjen nga asfiksia. Sipas policise shkencëtarja amerikane u përdhunua e më pas u vra nga një grek 27 vjecar, baba i dy fëmijëve.

Biologia 59 vjeçare nga Instituti Max Planck në Gjermani kishte marrë pjesë në një konferencë në ishull.Ajo u raportua e humbur më 2 korrik dhe më pas nisi kërkimi për të. Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorët vendas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re