Një shqiptar është gjetur i vdekur në qelinë e tij në një nga burgjet greke.

I ndjeri është një 36 vjeçar, i cili ishte i burgosur në burgun e Trikallas, ndërsa portale lokale shkruajnë se ai u rrezua papritur mbrëmjen e shkuar duke humbur jetën.

Një autoambulancë e transportoi atë drejt spitalit të Trikallas, por mjekët nuk patën se çfarë të bënin përveç se të konfirmonin vdekjen e tij.

Gazeta greke “Protothema” shkruan se vdekja e të burgosurit ka të ngjarë të jetë për shkaqe patologjike.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcakojë qartë shkaqet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re