Një 31-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, më 30 prill të këtij viti, pasi akuzohet për kryerjen e plot 22 vjedhjeve në Athinë.
Mësohet se, është arrestuar i riu Martin Albert Beqiri, i cili në total kishte vjedhur sende që arrinin në vlerën e rreth 130 mijë eurove. Siç sqarojnë mediat greke, shqiptari përdorte një metodë mjaft efikase për kryerjen e vjedhjeve.
Nëse zbulohej, 31-vjeçari mbante në dorë fletëpalosje me udhëzime rreth COVID-19, duke u hequr si person që shpërndante informacione rreth rreziqeve të virusit.