Një i ri shqiptar humbi jetën në Greqi, pasi traktori me të cilin po punonte tokën u përmbys. Ngjarja ndodhi në Fthiotida të Lamias në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se 20 vjeçari kishte marrë traktorin dhe po shkonte të punonte në një pronë me ullinj. Në rrethana të paqarta, traktori është përmbysur dhe ka zënë përsipër edhe viktimën në anë të rrugës.
Autoritetet janë vënë menjëherë në punë, duke dërguar forca policore, por për shqiptarin tashmë ishte shumë vonë. Ai kishte ndërruar jetë nga aksidenti tragjik me traktor.
Trupi i pajetë i të riut nga Shqipëria u dërgua në stacionin policor të Atlantis, ndërsa po zhvillohen hetime paraprake për këtë vdekje tragjike.