Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi pasoi një aksident tragjik teksa po ecte me makinë.

Sipas policisë greke, aksidenti ndodhi në kohën që drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe pasi u përplas me murin, bëri disa bato dhe përfundoi në bregun e detit.

Mediet greke raportojnë se u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë nga llamarinat, trupin e pa jetë të shqiptarit.

Trupi i tij u dërgua në morgun e Korinthit, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e emigrantit shqiptar, i cili ishte banor i Korinthit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re