Skip to content

Greqi, i lexoi mesazhin në telefon, shqiptari bën për spital të bijën

Ka mjaftuar një mesazh në telefon, që një shtetas shqiptar 52 vjeç, të bëjë për spital të bijën 15 vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës në fshatin Acalenjo, në ishullin grek të Kretës, zilja e mbërritjes së një mesazhi në telefonin e së bijës 15 vjeçare ka sjellë reagimin e babait 52 vjeçar, i cili sapo lexoi mesazhin që i ishte adresuar së bijës, filloi ta godasë me grushte dhe shkelma, duke e dëmtuar rëndë.

Pak më vonë e mitura u dërgua në spital me plagë të rënda, ndërsa policia që u njoftua prej fqinjëve, arrestoi babain nën akuzën për dhunë brenda familjes dhe kërcënim ndaj personave të mitur.

Gjyqi ndaj babait do të bëhet sot.

Mësohet se shtetasi shqiptar, tashmë i arrestuar, përdorte shpesh dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, ndërsa është përdorues i shpeshtë i alkoolit.

Emri i autorit për momentin nuk bëhet publik, por gjatë ditëve në vazhdim, prokuroria e Kretës pritet të urdhërojë publikimin e të dhënave dhe fotove të tij, praktikë që përdoret shpesh për autorët e akteve të dhunës ndaj të miturve.