Prej disa kohës një 35 vjeçar ishte kthyer në problem në Athinë, pasi ishte përgjegjës për disa vjedhje. Ai vepronte me një tjetër person, por ditën e djeshme policia greke e arrestoi vetëm atë, ndërsa bashkëpunëtori është shpallur në kërkim.

Gjatë hetimeve të policisë, ka rezultuar se 35-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij kanë qenë vjedhës sistematik në zonën e Atikës në Athinë. Hetimet kanë dalë në përfundimin se ata kanë kryer gjithsej nëntë grabitje dhe një vjedhje makine. Shqiptari i arrestuar u dërgua në Prokurorinë e Athinës.

Sipas mediave greke, dy të rinjtë dyshohet se kanë grabitur ndër të tjera edhe një çift, duke iu marrë çantën që kishin me vete me para. Çifti njoftoi policinë, që ka bërë edhe arrestimin e shqiptarit, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorit, të cilën e shpallën në kërkim.

I riu nga Shqipëria ka bërë rezistencë në kohën që është prangosur. Në vendin e grabitjes u gjet dhe u konfiskua motoçikleta e autorëve, mjete të ndryshme për vjedhje, doreza, një pistoletë më gaz, dy helmeta motorësh, një kapuç dhe një telefon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re