Autoritetet greke konfirmuan se në 24 orëve të fundit janë regjistruar 1,784 , nga të cilat 10 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 186,469.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 63 konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2,600 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.

Numri i pacientëve të trajtuar në  intubim është 367. Që nga fillimi i pandemisë, 1,315 pacientë janë lëshuar nga ICU. Pranimet e reja të pacientëve me Covid-19 në spitalet e territorit janë 292,ndërkohë që pranimi mesatar shtatë ditësh është 274 pacientë.

Gjithashtu në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 39 vdekje të reja të pacientëve me COVID-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6,410 vdekje.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re