Në njoftimin nga Ministria e Jashtme e Greqisë thuhet se ka hyrë në fuqi dekreti për mbylljen e gjireve dhe nxjerrjen e skicave kryesore të drejta, në zonën detare të detit Jon në perëndim, duke filluar nga ishujt e Jonit në afërsi të Shqipërisë e deri në kepin e Tenaros në skajin jugor të gadishullit të Peloponezit.

Sipas njoftimit, dekreti në fjalë u publikua brenda fushës së zbatimit të Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtën Detare.

“Kjo lëvizje e Greqisë përbën një të drejtë dhe një hap të domosdoshëm në procesin e zgjerimit të ujërave territoriale në detin Jon”, pretendohet në njoftim.

Në njoftimin e Ministrisë u bë e ditur se në dekret është theksuar që Greqia rezervon të drejtën për të ushtruar të drejta të ngjashme në rajone të tjera të vendit.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një fjalim në Parlamentin grek, duke pohuar se sipas nenit 3 të Konventës së të Drejtës Detare “kanë të drejta sovrane” në detin Jon, pati thënë se planifikojnë të zgjerojnë ujërat territoriale të vendit nga 6 në 12 milje në Jon.

Mitsotakis pati theksuar po ashtu se Greqia “mund të përdorë të drejtën e saj për të zgjeruar edhe ujërat e saj territoriale për zonat e tjera detare në të ardhmen”, duke e cilësuar “me rëndësi historike dhe politike” marrëveshjen e zonës ekonomike ekskluzive (EEZ) me Egjiptin në Mesdheun Lindor. / AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re