Në kuadër të masave parandaluese të përhapjes së mëtejshme të pandemisë së koronavirusit Greqia dhe vende të tjera të BE-së, do të vënë si kërkesë për lëvizjen në zonën Shengen një dokument shëndetësor të bazuar mbi testimin, kryesisht atë imunologjik.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri i Greqisë, Kyryakos Micotaqis, gjatë një interviste dhënë dje për “CNN”, ku ka folur në lidhje me turizmin dhe menaxhimin e pandemisë së koronavirusit që përfshiu shtetin helen.

Gjatë intervistë, kryeministri grek u shpreh se qeveria e tij parashikon hapjen e sezonit turistik më 1 korrik, duke theksuar se: “Çdo kush që do vijë duhet të ketë vërtetimin që s’ka virus, pastaj turistët do të monitorohen për pjesën e tyre të qëndrimit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re