Mali Athos në Greqi, një ndër vendet më të famshme të ortodoksisë greke, por dhe asaj botërore, është zhytur në zi pas fundit tragjik të një polici 40-vjeçar, i cili mëngjesin e sotëm, në rrethana deri tani të pazbardhura, i dha fund jetës me armën e shërbimit.

40-vjeçari shërbente në një nga postat që ekzistojnë në pjesë të ndryshme të Malit Athos dhe konkretisht në atë të Manastirit të Çilandarit, i izoluar dhe i harruar nga çdo njeri.

Siç raporton për protothema.gr një murg nga “Perivoli tis Panagias”, një nga arsyet që e çoi 40-vjeçarin në këtë vendim, siç u bë e njohur edhe nga baballarët e malit Athos, ishin orët e pafundme të vetmisë.

“Sa keq që ai djal i ri ndërroi jetë. Siç mësova, nuk e duroi dot vetminë aty në postën ku ndodhej, në Manastirin e Çilandarit. Vendi ku ishte, e vërteta është se ishte mjaft i izoluar. Në malin Athos ka posta të ndryshme ku shërbejnë oficerët e policisë. Disa janë të izoluar, të harruar nga bota, pa kontakte me njerëz”, vëren ai dhe shton: E di që policë të tjerë nuk duan të shkojnë dhe të tjerët e shmangin. Mësuam se ai nuk donte të shkonte atje që në fillim. Fatkeqësisht, ky ishte fundi i tij”. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re