Vetëm 10 ditë pas vrasjes së shqiptarit Jani Aliaj në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi, një tjetër shqiptar është plagosur me thikë në burgjet greke.
Sipas mediave greke bëhet me dije se shqiptari 46-vjeçar nga Labova,quhet Dhimitër Meci.i njohur edhe me pseudonimin “Demos” u plagos pasditen e sotme, menjëherë pas transferimit të tij në burgun e Malandrinos. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezilut për jetën.
45-vjeçari njihet gjithashtu si një nga vrasësit famëkeq me pagesë në vendin fqinj. Nga ana tjetër ai konsiderohet “mendja” e atentatit të mbetur në tentativë ndaj Yannis Lalas në maj 2025, kur makina e këtij të fundit u qëllua me kallashnikov.
Demos” është i njohur për policinë edhe për zhvatje, grabitje dhe marrëdhënie shumë të ngushta me Panagiotis Vlastos, një figurë kryesore në të ashtuquajturën Mafia Greke.
