Shirat e dendur të shoqëruar me stuhi të fuqishme kanë përmbytur rrugët e Mandrës, qytetit bregdetar të Greqisë. Prej 48 orësh qarkullimi vazhdon të jetë i bllokuar.

 

Policia ka evakuuar dhjetëra njerëz që ndodheshin në rrezik, ndërsa katet e para të pallateve hoteleve dhe bizneseve të tjera, por edhe automjetet janë mbuluar nga uji.

 

Si pasoje e vërshimit te ujit është përmbytur edhe pjesë të Selanikut, përfshirë aeroportin.

 

Nëntorin e kaluar disa persona humbën jetën në Mandra si pasojë e përmbytjeve masive.

 

Autoritetet kane theksuar se puna për të mbrojtur qytetin bregdetar nga fatkeqësi të tilla natyrore ka qene shume e dobët.

 

Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit grek Alexis Tsipras te ndërhyjë për te gjetur përgjegjësit për situatën e krijuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re