Një shqiptar është gjetur i pajetë këtë të hënë në Greqi.

 

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari 63-vjeçar me banim në Korfuz.  Ka qenë një shofer që po kalonte në rrugë që ka pikasur trupin e viktimës, duke njoftuar departamentin e policisë në Lefkimi.

 

Paraprakisht, viktima  identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dyshohet se është qëlluar me armë gjahu në zonën Spartera.

 

Gjurmët e tij kishin humbur të dielën në mëngjes, ndërsa familja denoncoi rastin në stacionin policor të zonës.

 

Ndërkohë autoritet greke vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re