Një javë pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve shkatërruese të baltës, dhimbja për banorët e Thesalisë në Greqi është ende gërryese. Ata  panë që në një kohë të shkurtër t’u shumëzoheshin me zero përpjekjet e e sa e sa viteve, pikërisht nga stuhia “Daniel”, e cila po bën kërdinë tashmënë Libi. Në Greqi  ajo la pas 15 të vdekur, shtëpi dhe të mbjella të shkatërruara.

Fatkeqësia shtrihet edhe në fusha të tjera si blegtoria.

Mijëra kafshë janë shtrirë të ngordhura në të gjithë fushën e Thesalisë, për shkak të reshjeve të dendura, ndërsa shumë të tjera po përpiqen të qëndrojnë gjallë, pasi uji në shumë vende nuk është tërhequr.

Video nga Golden Movies kanë kapur imazhe të tmerrshme të fermave në Larisa, me kafshë të ngordhura të shtrira midis të tjerave që mbeten – tani për tani – të gjalla, pasi shumë prej tyre nuk kanë ujë të pastër dhe ushqim për të mbijetuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re