Vendet e Ballkanit po koordinohen per te hapur kufijte rajonale me qellim udhetimet ne sezonin e veres.

Per Greqine kontributin me te madh per turizmin kete vere do ta japin vendet e Ballkanit. Turistet shqiptare, maqedonas dhe serbe konsiderohen te paret te cilet do te pushojne ne brigjet grek, pasi nuk nevojitet te udhetojne me avion.

E gjithë kjo, sigurisht, presupozon që kufijtë do të hapen së shpejti shoqeruar me nje plan për mbrojtjen e shëndetit.

Qeveria greke po punon per hapjen e vendkalimeve kufitare ne fund te majit. Zëvendës ministri i Brendshëm, Theodoros Karaoglou, i ka propozuar me shkrim qeverisë hapjen e menjëhershme, si  faze te parë te katër pikave te kalimit kufitar, përkatësisht: piken e Kapshtices, nje pike kalimi me Turqine, nje me Maqedonine e Veriut, si dhe me Serbine, duke vendosur ne dispozicion  njëzet e katër orë inspektimet shëndetësore. Sipas qeverise greke perpos turisteve vendas, kete vere do pushojne si fillim  ata nga vendet fqinje, dhe më pas vendet me distanca të mesme dhe ato me distanca të gjata.

Turistet tradicionale nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar mund të zëvendësohen nga vendet që janë më afër dhe nuk janë prekur rëndë nga pandemia.

Edhe sipas Ministrit të Shëndetësisë  ne Maqedonine e Veriut Venko Filipce për strategjinë për pushimet vjetore dhe udhëtimet gjatë pandemisë në muajt e verës, do te kete nje plan te perbashket me vendet fqinje.

VENKO FILIPCE

MINISTER I SHENDETESISE, MAQEDONI E VERIUT

Kam biseduar me ministren e Shëndetësisë të Shqipërisë dhe me ministrin e Shëndetësisë të Greqisë dhe duhet të bëjmë një konferencë të përbashkët. Do te diskutojme se si të koordinohet hapja e kufijve dhe cilat masa do t’i ndërmarrë secili nga vendet. Mund të sjellim masa të caktuara të cilat do t’i respektojnë të gjithë qytetarët e të gjitha vendeve fqinje nëse udhëtojnë kudo. Vetëm kjo mund të jetë një histori e suksesshme. Siç më njoftoi homologu im grek, ata planifikojnë të hapin kufijtë në qershor.

Edhe Kroacia dhe Mali i Zi jane duke pergatitur nje plan te ngjashem per turizmin duke u bazuar kryesisht ne transportin tokesor dhe ate detar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re