Sërish mbyllje nga pala greke në kufi! Qeveria fqinje ka marrë vendim që të mbajë të mbyllur kufirin grek deri më 14 dhjetor, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Personat që do të lejohen të futen në Greqi do të jenë turistë nga Bullgaria vetëm nga pika kufitare e Kulata.

Ata të cilët do të kalojnë duhet të jenë të pajisur me testin negative për Covid-19 që duhet të jetë i bërë 72 orë para hyrjes. Këto pika kontrolli do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 23:00.

Vetëm një kategori e caktuar e personave me test negativ PCR do të lejohet të kalojnë nëpër pikat kufitare, Kakavija me Shqipërinë, Eusoni me Maqedoninë e Veriut dhe Kipi me Turqinë.

Kamionët që transportojnë mallra mund të kalojnë nëpër katër pika kufitare me Bullgarinë dhe përmes një kalimi kufitar me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë, shoferët e tyre nuk duhet të kenë një test negativ PCR.

Kjo nuk është hera e parë që Greqia mbyll kufijtë me Shqipërinë. Kjo për shkak të shkeljeve që qytetarët shqiptarë kanë kryer teksa kanë dashur të kalojnë kufirin duke përdorur teste të COVID false.