“Nga e diela, e gjithë Greqia konsiderohet si një zonë me rrezik të lartë për koronavirusin,” thekson Süddeutsche Zeitung në botimin e tij në internet. Gazeta e Mynihut kujton se deri më sot Greqia ishte një nga vendet e pakta që nuk ishte karakterizuar kurrë plotësisht si një “zonë me rrezik të lartë”.
Deri kohët e fundit, ishujt Grekë të Egjeut, Kreta, si dhe Ishujt Jon në bregun perëndimor të Greqisë, të tilla si Korfuzi, ishin përjashtuar. Megjithatw nga e diela , ata që kthehen në Gjermani nga këto zona do të duhet të testohen për koronavirus brenda 48 orësh.
Përveç kësaj, atyre u kërkohet të karantinohen për dhjetë ditë, të cilat mund të përfundojnë pas pesë ditësh, duke paraqitur përsëri një test negativ. “Zonat me rrezik të lartë janë vendet dhe rajonet ku numri i rasteve të reja tejkalon 50 për 100,000 banorë për shtatë ditë rresht.”
Për të njëjtën temë, kanali i parë televiziv gjerman (ARD) vëren në faqen e internetit të Tagesschau.de se: “Në Greqi kufizime të rrepta kanë ekzistuar për muaj me radhë. Banorëve u kërkohet të kërkojnë leje me SMS për të lënë shtëpinë e tyre, por ata përsëri mund të lëvizin brenda një rrezeje të kufizuar. Sidoqoftë, në mes të javës së kaluar, Greqia regjistroi 2,700 raste brenda 24 orëve, numri më i lartë i regjistruar që nga fillimi i vitit.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, vendi ka regjistruar gati 199,500 raste dhe më shumë se 6,600 vdekje të lidhura me koronavirus që nga fillimi i pandemisë. Megjithatë, të enjten, autoritetet shëndetësore greke regjistruan për herë të parë një prirje në rënie. Numri i rasteve të reja për 100,000 banorë në një javë arriti mesatarisht në 121.6 të Enjten “.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
