Ministria e Jashtme greke me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se këtë të enjte në mesditë në Kërcyrë pranë Varrezave Ushtarake, u mbajt ceremonia e varrosjes së 85 ushtarakëve Grekë  të rënë në luftën italo- greke.

 

“Ministria e Jashtme Greke shprehet mirënjohëse që pas 70 vitesh  ushtarët e rënë grekë prehen në paqe dhe mirëpret bashkëpunimin me palën shqiptare në këtë çështje, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të kësaj marrëveshjeje midis Shqipërisë dhe greqisë”.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të Ministrisë Greke të Mbrojtjes, Ambasadës së Greqisë në Tiranë dhe si dhe të afërm dhe miq të të rënëve në luftë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re