Greqia ka marrë masa të reja sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19, që i prek në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe shqiptarët. Burime të sigurta për gazetarin e Report Tv bëjnë me dije se nga data 16 gusht, Greqia do të rikthejë karantinën 7 ditorë për të gjithë shqiptarët që do të kalojnë përmes pikës kufitare të Kakavijës!

Gjithashtu, theksohet se nga nesër kjo nyje kufitare nga pala greke do të qëndrojë e mbyllur gjatë natës, nga ora 22:00-06:00. Që do të thotë përgjatë kësaj fashe orare nuk do mund të kalojë në Greqi dhe e gjitha kjo bëhet me qëllim të të gjithë shqiptarët t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore, përfshirë edhe testin e COVID-19. Ajo do të jetë funksionale nga ora 06:00-22:00. 

Kjo masë vjen një ditë pasi një qytetar shqiptar me shtetësi greke ka hyrë përmes kësaj dogane në gjendje të rëndë shëndetësore i prekur me COVID, ku dhe u shtrua në spitalin e Janinës.






Previous articleUdhetoi drejt Italise pa arsye te forte, shqiptaren e kthejnë pas

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re