Greqia po behet gati per turistët e parë të huaj, për herë të parë që prej masave kufizuese të vendosura në mars për shkak të epidemisë së COVID-19, por fluturimet nga Britania e Madhe nuk janë autorizuar ende.

Të gjithë pasagjerët nga Italia, Spanja dhe Hollanda do t’i nënshtroheshin testeve pas mbërritjes ndërsa deri më 30 qershor ata do të mund të fluturojnë vetëm në Athinë.

Autoritetet Greke thonë se ardhjet që rezultojnë pozitiv do të duhet të karantinohen për 14 ditë në një hotel të caktuar të paguar nga shteti Grek.

Ministri i Turizmit, Harry Theoharis theksoi:

Ndalimi i fluturimeve të pasagjerëve nga Britania mbetet në fuqi për dy javët e ardhshme.

Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias nënvizoi:

Objektivi ynë është që Greqia të mbetet një vend i sigurt në pritje të sezonit turistik.

Në vitin 2019, Greqia raportoi një vit rekord me mbi 34 milion vizitorë, por operatorët thonë se për këtë sezon pritet të jetë vetëm një e treta e këtij numri.

Brukseli rekomandoi heqjen e të gjitha kufizimeve të udhëtimit brenda Bashkimit Europian dhe zonës Shengen që prej 15 qershorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re