Projektligji për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon, është diskutuar për të parën herë në Komisionin Parlamentar të Çështjeve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare. Drafti u votua sot në parim në Komision dhe pritet të kalojë në Parlament më 19 janar.

I pranishëm në komision ishte edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias që e konsideroi këtë një hap të rëndësishëm për vendin .

“Është hera e parë që nga viti 1947 që Parlamenti grek thirret për të votuar zgjerimin e territorit kombëtar sovran. Një ditë empatie, solidariteti, pajtimi dhe konsensusi kombëtar. Një nga mundësitë rralla në jetën e një deputeti, një ministri. Jam thellësisht i prekur, faleminderit shumë për pozicionin tuaj që i shërben interesit kombëtar”, u shpreh Ministri i Jashtëm.

Kryediplomati e konsideroi lëvizjen e Athinës si “një të drejtë të patjetërsueshme të Greqisë për të rritur ujërat territoriale në Detin Jon në Kepin Tainaro nga 6 milje detare në 12”.

“Do të rrisë sipërfaqen e sovranitetit kombëtar me 10,079 kilometra katrorë dhe nëse dikush merr parasysh zonën e krijuar nga mbyllja ligjore e gjireve, sipas ligjit ndërkombëtar, ajo tejkalon 13,000 kilometra katrorë” – tha Dendias.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re