Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias bëri thirrje për një politikë më të rreptë të Bashkimit Evropian ndaj Turqisë, duke thënë se frika e sanksioneve evropiane bëri që Ankaraja të intensifikojë provokimet në gjysmën e dytë të vitit 2020.

“Nëse më pyet nëse jemi të kënaqur, unë do të të tregoj se si do të dëshironim që BE të ishte më e ashpër ndaj Turqisë,” tha ai në një forum virtual mbi politikën e jashtme greke, raporton Kathimerini.

Ai shtoi se, megjithatë, BE është një bllok prej 27 shtetesh, i cili ende vepron në bazë të konsensusit.

Interesi evropian dhe kombëtar

“Interesi kombëtar herë pas here tejkalon atë evropian. Por, ai është akoma një instrument shumë i fuqishëm, ndoshta më i fuqishmi”, vuri në dukje ministri grek.

Dendias tha se angazhimi ndaj së drejtës ndërkombëtare është një gur themeli i politikës së jashtme greke, duke shtuar se qëllimi i vendit është, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë të një mendjeje, “ta bëjë Turqinë të vetëdijshme se respektimi i ligjit ndërkombëtar është e vetmja përgjigje e problemeve”.

“Dialogu është, sigurisht, si një valvul për të çliruar tensionin, por nuk është një kurë për problemet,” tha ministri grek.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re