Parlamenti grek miratoi një rekomandim nga qeveria për t’i kërkuar Gjermanisë kompensim për periudhën e okupimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Është një rekomandim që qeverisë greke duhet ta paraqesë si një kërkesë zyrtare për një dëmshpërblim financiar për viktimat njerëzore dhe shkatërrimin e pronës gjatë okupimit nazist.

Partia radikale e krahut të djathtë, Golden Daën, votoi kundër rekomandimeve.

Para votimit, kryeministri grek Alexis Tsipras tha Greqia kishte të drejtën për kërkuar pagesë dëmi nga Gjermania dhe njoftoi se kjo do të kërkohej nga Berlini zyrtar me shkrim.

“Ne nuk e konsiderojmë kërkesën për pagesën e dëmit të luftës si një lloj shpagimi për kreditë që aleatët evropianë na dhanë gjatë krizës ekonomike. Ky është detyrimi ynë historik dhe moral”, tha Tsipras.

Parlamenti grek hartoi një raport të dëmtimit gjatë pushtimit nazist të Luftës së Dytë Botërore tre vjet më parë.

Greqia do të kërkojë rreth 300 miliardë euro për të paguar dëmet ndaj familjeve të viktimave dhe ato materiale.

Në të njëjtën kohë, Greqia do të kërkojë gjithashtu një rimbursim të objekteve që u tjetërsuan nga vendi gjatë luftës.

Por pala gjermane hedh poshtë kërkesën për kompensim për dëmet e luftës që përfundoi më shumë se shtatë dekada më parë.

Berlini pohon se në vitin 1960, Gjermania pagoi 115 milion DM dëmtime lufte dhe se kjo temë ishte e mbyllur nga këndvështrimi ligjor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re