Subscribe

Greqia ka ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj Shqipërisë  për procesin e anëtarësimit në BE. Athina zyrtare  i ka dërguar  një deklaratë  me shkrim komitetit të përfaqësuesve të përhershëm të BE-së  se çështja “Beleri” është kusht për të pranuar hapjen e grupkapitujve të parë që zyrtarisht është çelja e negociatave  anëtarësuese të BE-së  me Shqipërinë.

 

Gazeta “Kathemerini”, e cila citon burime diplomatike,   shkruan  se  për Greqinë  çështja e anëtarësimit të Shqipërisë është e lidhur drejtpërdrejtë  me qëndrimin që Tirana zyrtare do të mbajë ndaj  kryetarit të zgjedhur të Himarës. Fredi Beleri është në burg dhe i arrestuar për akuzën e krimeve zgjedhore.

 

Greqia  në letrën që i ka dërguarve  komitetit, thekson se  Athina çështjen “Beleri” e konsideron si një provë e shkeljes së kushteve që një vend kandidat duhet të plotësojë  për të qenë pjesë e familjes europiane.

 

Pak javë më parë  vendi  fqinj refuzoi të jap miratimin e tij për hapjen e grupkapitujve  të parë që rrjedhimisht do të çonte në mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare mes BE-së dhe vendit tonë.

 

Pas këtij vendimi në një reagim të tij kancelari gjerman Olaf Scholz dhe së fundmi Spanja, që mban presidencën e BE-së, i kërkuan Greqisë që të tërhiqet nga vetoja me argumentin se çështjet dypalëshe nuk janë pjesë e procesit të zgjerimit.

 

Berlini  thekson se është shumë e nevojshme  të shkohet  drejt përafrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re