Gjykata greke liron nga burgu biznesmenin shqiptar Edmond Bego, arrestuar pak ditë më parë në Korfuz.
 
Lirimi i tij është bërë i mundur pas kërkesës së Interpol Roma i ka nisur Interpol Athinës një ditë më parë, ku sqarohet se Bego nuk ka asnjë çështje të hapur me drejtësinë italiane.
 
Në dokument specifikohet qartë se biznesmeni shqiptar nuk është në kërkim nga asnjë agjenci italiane. Ky dokument rrjedhimisht çoi drejt lirimit njeriun që trazoi për pak ditë politikën shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re