Qeveria greke ka vendosur zyrtarisht sot të mbyllë shkollat fillore dhe kopshtet, për shkak të shifrave alarmante nga koronavirusi.

Ministrja e Arsimit, Niki Kerameos, në prani të ministrit të Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, dhe ministrit të Brendshëm, Takis Theodorikakou, ka njoftuar sot vendimin, duke thënë se shkollat fillore, kopshtet dhe çerdhet do të qëndrojnë të mbyllura deri më 27 nëntor.

“Nga e hëna, 16 nëntor dhe për dy javë pezullohet funksionimi i drejtpërdrejtë i strukturave të arsimit fillor në të gjithë vendin. Kopshtet dhe shkollat fillore mbeten të mbyllura, si dhe Gjimnazet dhe Liceu i vendit, deri në 27 nëntor. Shkollat e arsimit special dhe aftësimit të të gjitha niveleve do të qëndrojnë të hapura”, tha ministrja e Arsimit.

Më tej, ministrja e Arsimit dha detaje mbi mënyrën e funksionimit të institucioneve fillore dhe kopshteve, duke thënë se mësimi do të zhvillohet në dy akse:
1) Me televizion edukativ, i cili do të fillojë të hënën në 9 të mëngjesit dhe

2) me arsim në distancë , i cili do të fillojë të mërkurën. Fëmijët e Shkollës Fillore do të ndjekin mësimin nga 2 në pasdite deri në 5 dhe fëmijët e kopshteve nga 2 në pasdite deri në 4.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re