Qeveria greke ka vendosur të shtyjë edhe për disa ditë hapjen e kufijve tokësorë me Shqipërinë. Lajmi u bë publik nga zv/ministri grek i Mbrojtjes Nikos Hordhalias i cili njoftoi këtë të premte çeljen e sezonit turistik duke filluar nga 1 korriku.

Sipas tij, Greqia nuk është ende gati të çelë kufijtë tokësorë me Shqipërinë më datën 1 korrik ashtu siç ishte paralajmëruar.

Shtyrja e hapjes se kufijve tokesorë me Shqipërinë, sipas tij, ka të bëjë me rrezikun pas shtimit të rasteve me Covid-19 në vendin tonë.

Kjo është hera e dytë që autoritetet e vendit fqinj kane shtyrë çeljen e kufijve tokesorë me Shqiperinë.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re