Skip to content

Greqia merr vendimin, si do të kalojnë kufirin shqiptarët me pasaporta të skaduara

kufiri shqiperi greqi

Greqia ka marrë një vendim për të gjithë shtetasit shqiptare të cilëve u ka skaduar pasaporta. Ministria e Punëve të Jashtme greke njofton se shqiptarët do të lejohen që të përdorin pasaportat të cilave u ka mbaruar afati deri më 31 Dhjetor.

MPJ greke i ka bërë me dije të gjitha shoqatat shqiptare për vendimin e marrë. Pandemia e koronavirusit bllokoi për një kohë të gjatë punën, ndaj shtetasit shqiptarë do të kenë kohë deri në fund të vitit që të bëjnë pasaportat e reja.

/faxweb